Mes shumë çështjes që presin zgjidhje te Barcelona, është ajo e Vitor Roque. Sulmuesi 19-vjeçar, në 14 ndeshje, ka realizuar 2 gola, ndërsa nuk ka shijuar ende shijen e asistit.
Ndonëse kushtet nuk janë ideale, konfirmimi me Blaugranët është një nga dy opsionet e mbetura në tryezë për brazilianin. Tjetra është një transferim huazimi, por vetëm në një klub të La Ligës. Sevilla mund të jetë një destinacion ideal, me trajnerin Francisco Javier Garcia Pimienta, i cili pëlqen lojtarin.
Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Roque, me këtë të fundit që do preferonte qëndrimin në Spanjë. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co