Dinamo e Kievit triumfoi 6-2 ndaj Partizanit të Beogradit, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Në fakt, ishte një ndeshje disi e veçantë, pasi lojtarët e skuadrës ukrainase refuzuan t’i jepnin dorën kundërshtarëve të tyre serb, duke ditur marrëdhënien e këtyre të fundit me Rusin.
Lojtari i Dinamos, Brazko tregoi këndvështrimin e tij pas ndeshjes.
“Emocionet janë të larta, ne e dinim se me kë po luanim dhe se fitorja ishte e nevojshme. Qëllimi ynë ishte t’u jepnim sa më shumë gola para ndeshjes së dytë. Ne mund t’i shmangnim dy golat e pësuar. Ata na dhanë një gol nga penalltia, nuk ishte e këndshme, por e dija se mund të ktheheshim dhe ta kthenim rezultatin në fund, mund t’i jepnim një gol tjetër”, tha Bražko.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co