Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se orët në vijim janë vendimtare sa i takon reformës zgjedhore.
Në një komunikim për gazëtarët nga selia blu pas mbledhjes së grupit, Bardhi u shpreh se propozimi i mazhorancës është që listat të jenë 100% të mbyllura, ndërsa opozita kërkon hapjen e plotë të tyre.
Bardhi tha se “formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta dhe nëse pala tjetër nuk jep konsensus për hapjen 100% të listave unë gjykoj që është arritje ruajtja e këtij minimum të caktuar nga kushtetua në raport me propozimin që ka mazhoranca për mbylljen 100% të listave”.
Bardhi: Propozimi dhe qëndrimi i kolegëve tanë ka qenë që listat të jenë të hapura. Propozimi i ardhur nga grupi i PS vijon të mbajë të njëjtën situatë, që listat janë 100% të mbyllura dhe vetëm në rastet kur thyhet herësi, pra kanë bërë ndryshim të herësit nga 10 mijë në 7 mijë, mund të ketë votë parapëlqyese. Ky version i tyre në vlerësimin tonë i mban listat 100% të mbyllura.
Propozimi jonë ka qenë që të eksplorojmë mundësinë për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë. Për këtë kërkohet konsensus edhe nga pala tjetër. Ne kemi disa propozime, kemi propozimin maksimal të hapjes së listave 100%, por do të nxisim dhe do të shtyjmë maksimumin për hapjen e listave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co