Lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA-së e dominuan Samitin e NATO-s në Washington këtë muaj, por planifikuesit e ushtrisë së aleancës kanë qenë të fokusuar në vlerësimin e kostos së lartë për rregullimin e mbrojtjes së Evropës.
Liderët e NATO-s pranuan planet vitin e kaluar për rinovimin më të madh të aftësive mbrojtëse në tre dekada, raporton “Reuters”.
Zyrtarët kanë plotësuar kërkesat minimale të mbrojtjes për t’i arritur këto plane, që iu dërguan qeverive kombëtare gjatë javëve të fundit, sipas një planifikuesi ushtarak, që ka folur në kushte anonimiteti.
Kërkesat minimale detajojnë mangësitë e ushtrive të NATO-s në fushat kryesore, duke llogaritur sa miliardë dollarë mund t’u kushtojë ta rregullojnë, tha planifikuesi ushtarak.
NATO-ja synon t’i shndërrojë këto kërkesa në objektiva detyruese për qeveritë individuale, që ta sigurojë kështu mbrojtjen e Evropës deri në vjeshtë të vitit 2025, kur mban takimin e rregullt të ministrave të mbrojtjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co