“Bota, gjithnjë e më e paqëndrueshme”- Kreu i Ushtrisë britanike paralajmëron: Duhet të jemi gati për të luftuar! Rusia do kërkojë hakmarrje

bota gjithnje e me e paqendrueshme kreu i ushtrise britanike paralajmeron duhet te jemi gati per te luftuar rusia do kerkoje hakmarrje



































Britania duhet të jetë e gatshme të luftojë në tri vjetët e ardhshme, ka deklaruar kreu i ri i ushtrisë. Gjenerali Sir Roland Walker ka paralajmëruar kundër një varg kërcënimesh, duke e quajtur botën “gjithnjë e më të paqëndrueshme”, raporton BBC.

tank

Ai ka thënë se lufta nuk është e pashmangshme, dhe se ushtria ka “kohën e nevojshme” për ta përgatitur veten që ta evitojë konfliktin.

Në qendër të fjalimit të tij ishte edhe dyfishimi i fuqisë luftarake të ushtrisë deri në vitin 2027, dhe trefishimi i saj deri në fund të dekadës.

Gjenerali Walker ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar përballet me rrezikun nga një “bosht trazirash”.

Ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballet Britania e Madhe në vitet e ardhshme, e theksuar nga gjenerali, është një Rusi e zemëruar, e cila mund të kërkojë hakmarrje kundër Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës, pavarësisht se kush e fiton luftën.

“Nuk ka rëndësi se si përfundon. Mendoj se Rusia do të dalë prej saj ndoshta më e dobët objektivisht, por ende shumë, shumë e rrezikshme, dhe duke dashur një formë ndëshkimi për atë që kemi bërë për të ndihmuar Ukrainën”, është shprehur ai.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Kina ka për qëllim të rimarrë Tajvanin dhe se Irani ka të ngjarë të vazhdojë të merret me armë bërthamore.

Sipas tij, kërcënimet mund të bëhen veçanërisht të mprehta brenda tre vjetëve të ardhshme dhe se që nga fillimi i luftës në Ukrainë këto vende kishin krijuar një “marrëdhënie reciproke transaksionale”, duke ndarë armët dhe teknologjinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →