Ka nisur me debate mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Debati po zhvillohet lidhur me raportet, ku sipas opozitës, mazhoranca nëse ka raportin e saj lidhur me hetimin, atëherë ajo duhet ta paraqesë atë.
Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar.
Por deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet në konsensus, atëherë të vijojmë me qëndrimet e tjera.
“Bëre mirë që the do flas shkurt, se ndryshe do na shkatërroje fare me ato që the”, iu drejtua Salianji, deputetit Qefalia, duke ironizuar socialistin.
Si replikë me Salianjin, Qefalia tha “nuk jeni ju që na gjykoni ne se çfarë themi…”.
“Ju duhet të jeni në anën e ligjit, mos na ktheni pas në kohë, se ju ishit ata që mbetët në tualete”, vijoi batutat Salianji, referuar qëndrimeve të herëpashershme që kanë shfaqur deputetët e PS-së, që në mbledhje të caktuara largoheshin nga mbledhja, duke tentuar bllokimin e hetimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co