De Sciglio plas “bombën”: Nuk jam i dëmtuar, nuk jam grumbulluar për zgjedhje të stafit teknik

de sciglio plas bomben nuk jam i demtuar nuk jam grumbulluar per zgjedhje te stafit teknik
de sciglio plas bomben nuk jam i demtuar nuk jam grumbulluar per zgjedhje te stafit teknik

Juventusi vazhdon fazën përgatitore në Gjermani. Klubi italian nuk është i plotë, por lojtarët po bashkohen me ekipin dita-ditës, derisa të gjithë të jenë së bashku. Por, mbrojtësi Mattia De Sciglio nuk ka qenë i grumbulluar me ekipin.

Në fillim u raportua se ka qenë i dëmtuar, por mesa duket Thiago Motta nuk e ka në plan për sezonin e ardhshëm. Pikërisht për këtë situatë ka reaguar vetë De Sciglio, me mbrojtësin italian që sqaron gjithçka.

“Në orët e fundit kam dëgjuar shumë pasaktësi dhe lajme të rreme për personin tim. Dua të sqaroj se jam mirë dhe nuk kam asnjë problem fizik. Ndryshe nga ato që thuhen nga disa gazeta, kam qenë gati të punoj me ekipin që nga dita e parë e grumbullimit.

Dua të theksoj se mosgrumbullimi im për stërvitjet në Gjermani ishte thjesht një zgjedhje e klubit. Për këto arsye u kërkoj gazetarëve të informohen saktë përpara se të transmetojnë lajme të pasakta, përndryshe do të ndjek rrugën ligjore”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →