Ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të KFOR-it, ka kryet stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.
Përmes një njoftimi për media KFOR ka thënë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
“Sot, ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës, në komunën e Gjakovës.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co