Mik i ngushtë me Nikon, Jamal është “karremi” i Barcelonës për të marrë Uilliams

mik i ngushte me nikon jamal eshte karremi i barcelones per te marre uilliams



































Shpërthimi historik i Lamine Jamal jo vetëm në La Liga, por veçanërisht në “Euro 2024” me kombëtaren spanjolle ka sjellë një përfitim kolosal dhe për vetë klubin e tij, Barcelonën.

jamal

Në çdo kuptim. Sulmuesi i krahut i Barcelonës ka mahnitur futbollin botëror, me sezonin e tij në klubin blaugrana dhe për paraqitjen me Spanjën, ku ndër të tjera u bë dhe golashënuesi më i ri në historinë e Kampionateve Europiane.

Dashur pa dashur, 17-vjeçari është kthyer në një pasuri që Barça nuk heziton ta shfrytëzojë. Ai jo vetëm që është një titullar në njëmbëdhjetëshen e Barçës dhe futbollisti më i vlefshëm në skuadër, por ai është gjithashtu imazhi i klubit, një burim shumë i vlerësuar në nivelin e marketingut, ai është futbollisti të cilit i shiten më shumë bluza, por dhe një “grep” për merkaton problematike të Barcelonës.

Barcelona po përpiqet të shfrytëzojë në maksimumin Lamine Jamalin në negociatat e saj për të bindur Niko Uilliamsin të lërë Bilbaon dhe të bashkohet me katalanasit. Jamal, të cilin Barça e “lidhi” në tetor me një kontratë deri në vitin 2026 dhe e mbrojti me një klauzolë prej një miliard eurosh, është një burim i rregullt në rrjetet sociale të klubit dhe prania e tij në skuadrën e Barçës lejon mbylljen e negociatave më të mira.

Dhe Jamal po i jep një dorë klubit edhe në merkato. Prioriteti i Barçës këtë verë është afrimi i sulmuesi tjetër të kombëtares spanjolle, Niko Uilliams. Përtej të qenit në gjendje të paguajë 58 milionët e klauzolës së tij te Bilbao, Barcelona duhet të bindë sulmuesin. Dhe atje prania e Lamine Jamal po rezulton shumë e dobishme. Lamine Jamal dhe Niko Uilliams janë bërë miq të mirë gjatë Europianit në Gjermani.

Në turneun që u mbyll me triumfin e Spanjës, ata forcuan lidhjen e tyre dhe ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata jo vetëm që tregojnë një lidhje të shkëlqyer në fushë, duke zënë të dy krahët, por kuptohen shumë mirë edhe jashtë saj.

Niko Uilliams ka shumë oferta të tjera në tryezë nga klube të mëdha, por vetëm klubi katalanas ka avantazhin e yllit të tij të ri, Jamal, dhe po e shfrytëzon atë. Gjithsesi, Barça duhet të lëvizë, pasi vetëm Jamal mund të mos mjaftojë.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →