Arsenali niset në SHBA, por Artetës i mungojnë 10 yje

arsenali niset ne shba por artetes i mungojne 10 yje


































Arsenali ka nisur turneun e tyre para-sezonal në SHBA pa një mori talentesh të ekipit të parë. “Topçinjtë” do të përballen me Bornmëthin, Mançester Junajtidin dhe Liverpulin përtej Atlantikut.arsenalShumë të rinjve do t’u jepet shansi të bëjnë përshtypje, ndrësa 10 yje nuk janë pjesë e grupit fillestar të turit amerikan. Gabriel Magalhaesh, Gabriel Martineli dhe Kai Haverc do t’i bashkohen skuadrës më 25 korrik, pasi u është dhënë një pushim shtesë për shkak të ndeshjeve të tyre në Kupën e Amerikës dhe “Euro 2024”. Kieran Tirnej (tërheqje muskulore) dhe Takehiro Tomijasu (dëmtim në gju) mungojnë për shkak të dëmtimeve dhe do të punojnë për rikuperimin e tyre në Londër.

Treshja e kombëtares së Anglisë, Deklan Rajs, Aron Ramsdejl dhe Bukajo Saka do të mungojnë gjatë gjithë turneut pasi luajtën në Europian. Portieri i Spanjës, David Raja dhe Uilliam Saliba, i cili shkëlqeu me Francën deri në gjysmëfinale, do të bashkohen gjithashtu me shokët e tyre të skuadrës pasi ata të kthehen nga SHBA. Kapiteni Martin Odegard është në listë, me Ben Uajtin, Gabriel Zhezusin dhe Jurrien Timberin që do t’i bashkohen atij në SHBA.

Ndeshja e parë e Arsenalit është kundër Bornmëthit në “Dignity Health Sports Park” të LA Galaksisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes me orën europiane. Ata më pas përballen me Mançester Junajtid në stadiumin “SoFi” në Los Anxhelos të dielën. Ndeshja me Liverpulin është më 1 gusht në Filadelfia. Pas kthimit të tyre në shtëpi, “topçinjtë” do të përballen me Bajer Leverkusenin më 7 gusht dhe Lionin katër ditë më vonë.2510PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →