Prapaskenat e tërheqjes së Biden/ New York Post: U kërcënua se do largohej me forcë! Edhe debati me Trump ishte i organizuar që të bindeshin demokratët se ai s’mund të kandidojë

prapaskenat e terheqjes se biden new york post u kercenua se do largohej me force edhe debati me trump ishte i organizuar qe te bindeshin demokratet se ai smund te kandidoje



































Gazeta amerikane New York Post ka zbardhur prapaskenat e tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale. Në një shkrim, gazeta thotë se kanë qenë drejtues të nivelit të lartë të Partisë Demokratike që e kanë kërcënuar Joe Biden se do ta largonin me forcë nga detyra nëse ai nuk tërhiqej.

joe

Po ashtu, NYP thotë se edhe debati me Donald Trump, ku Biden nuk u shfaq në formë ishte i organizuar.

“Ai debat ishte një organizim për të bindur demokratët se ai nuk mund të kandidonte për president,” tha një burim i afërt me familjen Biden për The Post të hënën.

Ndërsa thirrjet që ai të largohej u shtuan, Biden këmbënguli se ai do të vazhdonte, por kryetarët e partisë kërcënuan se do të zbatonin Amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA .

Amendamenti lejon që nënpresidenti dhe anëtarët e kabinetit të deklarojnë se ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer dhe ta detyrojë atë të japë dorëheqjen, shtoi burimi për NYP.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →