Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua sot (22 korrik) me debate të forta, por edhe me përplasje fizike mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.
Në këto foto të bërë publike shihet momenti kur dy këshilltarët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihet saktësisht si ka ndodhur incidenti, por në foto shihet që Valteri i ka vënë duart në fyt, Blushit dhe ky i fundit e ka qëlluar.
Halit Valteri bëri një kallëzim në polici ndaj Tedi Blushit duke pretenduar se e ka qëlluar me grusht dhe sende të forta.
Blushi qëndroi për 5 orë në polici, ku pas daljes në një prononcim për mediat tha se u provokua.
“Prej 5 orësh janë në komisariatin e narko policisë për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshteti mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati sic do të marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigjja do të jetë shembullore në cdo formë, komisariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike dhe shqiptare”, tha Blushi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co