Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku një prej protagonistëve ishte edhe këshilltari i PL-së, Tedi Blushi.
Meta u shpreh se kryebashkiaku Veliaj dhe Halit Valteri sulmuan Blushin, dhe se për këtë veprim “do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituar”.
Ai shtoi se nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn të cilin e cilësoi si “kryehajdutin e Tiranës lali fikun”.
Reagimi i plotë:
Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.
Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.
Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co