“Vrasja e trefishtë në Memaliaj, horror”, Salianji në Komisionin e Sigurisë: Ligji për Policinë e Shtetit të shtyhet në shtator, të reflektohet…

vrasja e trefishte ne memaliaj horror salianji ne komisionin e sigurise ligji per policine e shtetit te shtyhet ne shtator te reflektohet
vrasja e trefishte ne memaliaj horror salianji ne komisionin e sigurise ligji per policine e shtetit te shtyhet ne shtator te reflektohet

Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, tha se vrasja e trefishtë në Memaliaj ishte një horror.

Salianji tha se policia jo vetëm që nuk po zbardh vrasjet e Memaliajt, por la në vendngjarje trupat e pajetë, duke dhuruar një pamje horror për qytetarët. Ai tha më tej se ligji për Policinë e Shtetit duhet të shtyhet për në shtator, pasi është kompleks dhe duhet që në të të reflektohen propozimet e grupeve të interesit.

Ervin Salianji: Qeveria bën sikur po bën ndonjë punë. Se për punët në terren e shikoni ju se kush e ka kontrollin në territor. Tritol sot në Pogradec, tritol para tre ditësh në Elbasan, një prej vrasësve më famëkeqë që e ka Departamenti i Mbrojtjes së Dëshmitarëve del edhe flet aty, katër vrasje të pazbardhura çuan në tre të vrarë të tjerë në Memaliaj. E patë sesi Policia e Shtetit e kishte lënë për turp gjakun edhe trutë e njerëzve aty apo jo. Një ditë e ca pasi kishte përfunduar vrasja, le që nuk kap dot vrasësit, le që nuk i parandalon dot vrasjet, le që nuk i zbulon dot vrasjet, kur ka vrasje, por nuk pastron dot as skemën e krimit, që traumatizuan jo vetëm qytetarët e Memaliajt, por të gjithë ata që e panë në media.

@ervinsalianji♬ original sound – ErvinSalianji

Kështu që ky ligj, nëse doni që të krijohet një strukturë policore eficente, që të ketë mundësi që të jetë ligj që të gjejë zbatim, hajde e diskutojmë, të reflektohen propozimet që janë bërë nga grupet e interesit, ta shtyjmë në shtator, të reflektojmë dhe shqetësimet e sindikatës, por një pjesë kanë ardhur edhe tek ju edhe tek ne si anëtarë të këtij komisioni. Policët janë lënë të pambrojtur dhe të pambështetur financiarisht dhe pa mbështetje sa i përket anës profesionale. Nëse bëjmë sikur dëgjojmë propozimet, besoj se nuk i bëhet shërbim interesit publik. Ky është ligj që ka 142 nene, nuk është ligj që kalon për dy ditë. Këtë propozim kam.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →