“SHBA nuk ka vullnet për negociata”, Kremlini: Në Uashington janë të vetëdijshëm për mesazhet e Putinit

shba nuk ka vullnet per negociata kremlini ne uashington jane te vetedijshem per mesazhet e putinit
shba nuk ka vullnet per negociata kremlini ne uashington jane te vetedijshem per mesazhet e putinit

Autoritetet amerikane janë të vetëdijshme për të gjitha mesazhet kryesore të Vladimir Putinit, por aktualisht nuk ka as dëshirë dhe as vullnet politik për të zhvilluar negociata nga ana e SHBA-së, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Autoritetet amerikane janë të vetëdijshme për pozicionin tonë, ata janë të vetëdijshëm për të gjitha mesazhet kryesore të Putinit,” tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse intervista e Putinit për Tucker Carlson do të ndihmojë në përcjelljen e qëndrimit të Moskës në Uashington.

“Ata janë të vetëdijshëm se si ai trajton çështje të ndryshme dhe çfarë ai bën. Kjo nuk është një çështje dijeje, por një çështje dëshire. Një dëshirë për të bërë diçka për të hyrë në rrugën e negociatave. Deri më tani, ne nuk kemi ka regjistruar një dëshirë dhe vullnet të tillë në SHBA”, nënvizoi Peskov.

Intervista e Putinit për Tucker Carlson u publikua më 9 shkurt. Një pjesë e rëndësishme e bisedës dy-orëshe iu kushtua konfliktit të Ukrainës, marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në, NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →