Nga herësi, te vota e emigrantëve, a do të ketë dakordësi nga grupi i dialogut? Nëse po, dy çështjet e Zgjedhores shkojnë për votim në Kuvend

nga heresi te vota e emigranteve a do te kete dakordesi nga grupi i dialogut nese po dy ceshtjet e zgjedhores shkojne per votim ne kuvend
nga heresi te vota e emigranteve a do te kete dakordesi nga grupi i dialogut nese po dy ceshtjet e zgjedhores shkojne per votim ne kuvend

Ditën e enjte dhe të premten, do të kemi dy seanca plenare, duke marrë shkas nga numri i projektligjeve që do të shqyrtohen.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 bëri me dije se të enjten do të kalojë për miratim ligji për disa ndryshime në Policinë e Shtetit dhe ligjin për prodhimin dhe tregtinë e armëve. Duket se palët, duke iu referuar grupit të dialogut, kanë gjetur një konsensus në parim sa i përket çështjes së herësit. PS prezantoi dy javë më parë një nismë ligjore për herësin, që ulet nga 10 mijë në 7 mijë. Por kjo nuk u pranua nga PD.

Në mbledhjen e javës së kaluar në grupin e dialogut, u hodh një propozim që thotë se jo më pak se 2/3 e listave të kandidatëve për deputetë të jetë e hapur. Këto terma janë duke u diskutuar. Gazetari sqaron se do të priten këto 72 orë nëse do të kemi një produkt konsensual, dhe nëse do të jetë, atëherë paketa e reformës zgjedhore, që është herësi apo dhe vota e diasporës, nëse do të kemi dialog, do të kalojnë për votim në seancën e radhës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →