Flakët përfshijnë zonën pyjore në Memaliaj, dyshohet se zjarri u vendos nga gjahtarët

flaket perfshijne zonen pyjore ne memaliaj dyshohet se zjarri u vendos nga gjahtaret
flaket perfshijne zonen pyjore ne memaliaj dyshohet se zjarri u vendos nga gjahtaret

Pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt një zjarr që mendohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës ka marrë përmasa të rrezikshme.

Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar. Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia. Raportohet se aktualisht disa fshatra janë në errësirë dhe të kërcënuar nga zjarri.

Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.

Në terren forcat e zjarrfikësve dhe bashkisë Memaliaj, zjarrfikës Tepelenë dhe Gjirokastër. Ka patur tre vatra zjarri në Gllavë, Luftinjë dhe fshat Memaliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →