“Nëse nuk ka konsensus, do veprojë mekanizmi i 84 votave”, Pampuri i përgjigjet deputetit socialist: Nuk është PD ajo që nuk do Reformën Zgjedhore, por…

nese nuk ka konsensus do veproje mekanizmi i 84 votave pampuri i pergjigjet deputetit socialist nuk eshte pd ajo qe nuk do reformen zgjedhore por
nese nuk ka konsensus do veproje mekanizmi i 84 votave pampuri i pergjigjet deputetit socialist nuk eshte pd ajo qe nuk do reformen zgjedhore por

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në emisionin “Kjo Javë në News24, ku ai tha se nëse nuk ka konsensus për “Zgjedhoren”, do të veprojë mekanizmi i 84 votave.

Ajo shkroi në Facebook se nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Deputetja theksoi se vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

“Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.
Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.
Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84”, shkroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →