Shoko Miyata, kapitenia e kombëtares japoneze të gjimnastikës për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është përjashtuar nga federata për shkak se ka shkelur rregullat e skuadrës, pasi është parë duke tymosur cigare dhe duke pirë alkool.
Pezullimi ka efekt të menjëhershëm për 19-vjeçaren, e cila është parë me cigare në një ambient privat në Tokio, si edhe ka konsumuar alkool në qendrën ku ishte grumbulluar skuadra.
Në Japoni është i ndaluar duhani dhe alkooli para moshës 20 vjeçare dhe vetë gjimnastja e ka pranuar se e ka shkelur ligjin. Kështu Shoko Miyata, medaliste e bronztë në Botërorin 2022 nuk do të konkurrojë në Lojërat Olimpike.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co