Nis “gara” për Rabiot, ja klubet që dëshirojnë francezin

nis gara per rabiot ja klubet qe deshirojne francezin
nis gara per rabiot ja klubet qe deshirojne francezin

Adrien Rabiot i ka dhënë fund njëherë e mirë eksperiencës së tij 5-vjeçare te Juventusi, duke mos rinovuar më kontratën me klubin bardhezi, që pak ditë më parë pranoi edhe zyrtarisht divorcin me mesfushorin 29-vjeçar.

E ardhmja e Rabiot mbetet për t’u shkruar, por gjasat janë që mesfushori francez të përfundojë në Premier League, aty ku të paktën tre klube kanë nisur betejën për ta bindur të transferohet.
Dy skuadrat që kanë shfaqur interes më të fortë janë Arsenali dhe Tottenhami, që po zhvillojnë një derbi edhe në merkato, teksa orët e fundit në garë është futur edhe Manchester United.
“Djajtë e kuq” provuan të firmosin me Rabiot edhe në verën e 2022-shit, por asokohe negociatat dështuan, megjithatë tani francezi është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, drejtuesit e Manchester United janë gati të përfitojnë për ta bindur të transferohet në “Old Ttrafford”.

Me 29 vite mbi supe, Rabiot është i bindur që kjo do të jetë kontrata e tij e fundit e majme dhe synon të përfitojë një pagë prej të paktën 8 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus për transferimin me parametra zero.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →