Memaliaj u trondit mbrëmjen e kaluar (20 korrik) nga një ngjarje kriminale, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ku në rrethana ende të paqarta autorët hynë dhe qëlluan duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
VIKTIMAT
Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).
MAKINE E DJEGUR
Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.
SHENJESTRA
Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.
PISTAT E HETIMIT
Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea (Adriatik) Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.
KUSH ËSHTË ANDREA KALEMI
Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.
Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentateve.
Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co