Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku drejtuesi i një automjeti është përfshirë në një përplasje, duke dëmtuar dy biznese.
Sipas policisë, ky shtetas ka shfaqur sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit dhe nga verifikimi me drogë testues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.
Mësohet se personi në fjalë është arrestuar nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë
Shkon në 120 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Drejtuesi i automjetit me iniciale A.L, është përfshirë në përplasje duke dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.
Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co