Empoli i Ismajlit dhe Stiven Shpendit, zhvilloi pasditen e sotme një test miqësor ndaj Ingloshtadit të portierit Simon Simoni.
Interesant është fakti se të 3 futbollistët shqiptarë u aktivizuan titullarë në këtë test miqësor, duke zhvilluar paraqitje pozitive.
Spikat paraqitja e gardianin 20-vjeçar të skuadrës gjermane, i cili arriti të mbante portën e paprekur në këtë duel ndaj skuadrës që militon në elitën e futbollit italian.
Vlen të theksohet fakti se Simoni u huazua në këtë merkato vere nga skuadra e Ajntrakt Frankufrt, drejt Ingloshtad që militon në Ligën e 3-të gjermane, për të marrë më shumë minuta.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co