“Sali Berisha duhet të ishte në SPAK për ‘21 Janarin’, jo për ‘Partizanin’”- Gazetari Artan Hoxha: Ekziston një dosje me prova në Prokurori! Ngjarja është trajtuar si banale, por…

sali berisha duhet te ishte ne spak per 21 janarin jo per partizanin gazetari artan hoxha ekziston nje dosje me prova ne prokurori ngjarja esh



































Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot në lidhje me dosjen e “21 janarit” dhe rihapjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje nga SPAK, ku ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.

21 janari artan hoxha sali berisha spak

Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish-kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Sipas gazetarit, kjo dosje u mbyll pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.

Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Sali Berisha sipa tij duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai tha se 21 janari është trajtuar si ngjarje banale, por që është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.

 “21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.

Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama. Të gjitha këto e kalojnë 21 janarin në një nivel tjetër. E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend”, u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se vajzat e Aleks Nikës sot janë të rritura për të ndjekur çështjet, duke theksuar më tej se, shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika.

“Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen. Shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika. Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani. Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →