Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur për paraqitjen e Fredi Belerit në Parlamentin Evropian, duke thënë se leja që iu dha ishte kundër ligjit.
[embedded content]
Hoxha u shpreh se drejtësia nuk i ka dhënë leje më herët Belerit për shkak të një precedenti të tij të shmangies së drejtësisë. Sipas tij ai arriti të siguronte lejen vetëm pas dënimit të formës së prerë, leje e cila jepet nga Drejtoria e Burgjeve.
Ai shtoi se leja për Belerin që të shkonte në Strasburg u dha pas negociatave, pasi sipas tij ministri i Jashtëm shqiptar ka komunikuar me një ministër të huaj.
Po ashtu Hoxha tregoi se Belerit iu specifikua në leje që mund të shkonte në banesën e tij në Himarë dhe më pas në Strasburg, por ky i fundit bëri një ndalesë në Athinë ku takoi kryeministrin grek Mitsotakis.Beleri në Parlamentin Evropian, Hoxha: Leja iu dha në shkelje të ligjit, pati negociata për të
“Çështja Beleri është diçka e sajuar, nuk duhet të ekzistonte fare. Me Greqinë kemi shumë çështje për të diskutuar. Belerit mund t’i jepej leje, por nuk iu dha sepse është njeri recidivist, i është shmangur drejtësisë një herë. I ka ikur drejtësisë. Kjo është e provuar.
Gjykata dhe Prokuroria nuk ia dhanë lejen, ai e kërkonte para censusit sepse i interesonte. Kjo me pronat është përrallë, askush nuk bën dot gjë veç kryeministrit atje.
Sa kohë e kishte në dorë drejtësia nuk ia dha lejen Belerit. Kur ai mori formë të prerë, lejen e jep drejtoria e Burgjeve që varet nga Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri. Leja është dhënë në shkelje të ligjit. Sepse nuk është e shkruar askund që mund të jepet leje kur ministri i jashtëm shqiptar komunikon me ministrin e një shteti tjetër. Leja është dhënë pas negociatave për të përfituar politikisht kryeministri.
Te leja specifikohet, është dhënë ora fikse. Është specifikuar që ai duhet të shkojë vetëm në Himarë dhe Strasburg. Ai shkon në Athinë, bën takime, bën fushatë se takon kandidatin tjetër. Jep mesazhe për “nënën Greqi”.
Shkelja e parë është që nuk duhet të jepet leja. E dyta, nuk mund të lejohej dalja jashtë territorit, sepse mund të bënte atë që ka bërë. Ne kemi gjithë ata të huaj të dënuar. Pse nuk i japim leje dhe atij të Camorrës? Nuk mund të varemi nga humori i kryeministrit”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co