Manchester City nuk ndal hapin. Kampionët e Anglisë triumfuan 2-0 ndaj Everton, në një sfidë ku “Qytetarët” vuajtën shumë. Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve dhe dominimit “dehës” të skuadrës së Guardiolës. Për të ardhur te goli i cclirimit mendoi ylli Haaland, i cili me një goditje të bukur në minutën e 70 mposhti portierin Pickford.
Goli i dytë dhe i sigurisë mban firmën e norvegjezit. Manchester City merr kështu kreun e klasifikimit, me 52 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Chelseat, në shtëpi.
Në krahun tjetër, komplikohet edhe më shumë sezoni i Everton. Të besuarit e Ëoan e shohin veten në vendin e 18-të me 19 pikë. Sfida e radhës është ndaj Crystal Palace.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co