Policia jep detaje rreth vetëvrasjes së 45-vjeçarit në Tiranë, i cili ishte i përfshirë në skandalin e mikrokredive.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Shijaku”. Mësohet se Olsi Ibro u vetëhodh nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co