Një 39-vjeçar, i identifikuar si Afrim Shaqiri, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije si i burgosuri është dërguar pa shenja jete nga burgu në qendrën shëndetësore të qytetit.
Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qene përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.
Trupi i tij mësohet se ndodhet në qendrën shëndetësore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co