Sam Smith ka zbuluar se nuk mundej të ecte pas një aksidenti të tmerrshëm me ski në fillim të këtij viti. Këngëtari 32-vjeçar shpjegoi se dëmi është i përhershëm dhe i ka shkaktuar ankth.
Duke folur për aksidentin për herë të parë në podkastin Sidetracked, Sam tha:
Unë jam fokusuar vërtet në shëndetin mendor për shtatë muajt e fundit. Unë isha duke bërë ski. Unë isha një idiot dhe shkova në një vend të rrezikshëm ditën e dytë.
Nuk mund të ecja për një muaj me këmbën e lënduar, dhe kjo ishte e tmerrshme. Ishte hera e parë që nuk mund të lëvizja dhe po mbaja pak peshë. Isha shumë në ankth.
Pavarësisht dëmtimit, Sam do të kthehet në skenë muajin e ardhshëm për një performancë në BBC Proms.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co