Grupi për të drejtat e njeriut, Vyasna : Bjellorusia ka dënuar me vdekje një gjerman

grupi per te drejtat e njeriut vyasna bjellorusia ka denuar me vdekje nje gjerman
grupi per te drejtat e njeriut vyasna bjellorusia ka denuar me vdekje nje gjerman

Grupi për të drejtat e njeriut, Vyasna, tha më 19 korrik se gjykata rajonale në Minks ka dënuar me vdekje një shtetas gjerman.

Sipas këtij grupi, Rico Krieger, është dënuar me vdekje më 24 qershor nën akuzën se është mercenar. Po ashtu ai është akuzuar për terrorizëm, krijimin e një grupi ekstremist, dëmtimin me qëllim të një veture dhe operacione të paligjshme me armë zjarri dhe eksplozivë.

Gjykata ka refuzuar të japë detaje për akuzat ndaj Kriger kur është kontaktuar përmes telefonit nga Radio Evropa e Lirë.

Ambasada gjermane në Minks i tha Radios Evropa e Lirë se është informuar për gjykimin ndaj shtetasit gjerman, por nuk dha më shumë detaje.

Grupi Vyasna tha se gjykimi ndaj Krieger, 30 vjeç, nisi në Minks më 6 qershor. Ky është gjykimi i parë për një mercenar në Bjellorusi.

Bjellorusia është shteti i vetëm evropian që ende aplikon dënimin me vdekje/rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →