Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me një falënderim për teknikun italo-brazilian dhe mesfushorin Adrien Rabiot, i cili u largua pas 5 viteve nga “Zonja”.
“Faleminderit Thiagos që pranoi këtë sfidë, i uroj fat të mbarë. Dua të falënderoj edhe Adrien Rabiot, të cilit i përfundoi kontrata në datën 30 qershor. I urojmë një të ardhme të lumtur në futboll dhe jetë.
Merkato? Janë larguar 4 futbollistë: Iling, Barrenechea, Moise Kean dhe Kaio Jorge. Dhe kanë ardhur Douglas Luiz, Di Gregorio, Cabal dhe Thuram. Të gjithë djem dhe futbollistë të shkëlqyer.
Duam të ndërtojmë një skuadër konkurruese, duke mbajtur një sy hapur në lidhje me zhvillimet e radhës në merkato. Dëshirojmë ta forcojmë skuadrën me nga një tjetër lojtar për repart”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co