“Nuredin Dumani pjeshkëron si t’i dojë qejfi në burg”- Ervin Salianji me tone të ashpra: Ka vrarë gjysmën e njerëzve dhe vazhdon aktivitetin kriminal! Kush mban përgjegjësi?

nuredin dumani pjeshkeron si ti doje qejfi ne burg ervin salianji me tone te ashpra ka vrare gjysmen e njerezve dhe vazhdon aktivitetin kriminal kush mban pergjegjesi
nuredin dumani pjeshkeron si ti doje qejfi ne burg ervin salianji me tone te ashpra ka vrare gjysmen e njerezve dhe vazhdon aktivitetin kriminal kush mban pergjegjesi



































Shfaqja e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani nga burgu ku fliste në internet dhe në dhomë mbante palestër ka nervozuar deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili thotë se si është e mundur që kryen aktivitet kriminal nga burgu.

Gjatë fjalës së tij ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Salianji kërkoi llogari dhe shpjegime si ka mundësi që ndodh kjo dhe kush mban përgjegjësi që një kriminel që ka vrarë shumë njerëz vazhdon aktivitetin kriminal nga burgu.

“Po t’ju bëj një pyetje, po te kjo ka ndonjë përgjegjësi policia e shtetit, që del ky Nuredin Dumani që ka vrarë gjysmën e njerëzve në Shqipëri dhe që duhet të ruhet nga njësia e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe pjeshkëron aty si i do qejfi 24 orë me ca i do qejfi, që vendos gjoba dhe vazhdon aktivitetin kriminal si i do qejfi. Kush është një që është simbol që e njohin të gjithë? Është ky Nuredin Dumani? Nuk ka mundësi që policia le ta kontrollojë jashtë që nuk kontrollon dot, por edhe nga burgu vazhdon aktivitetin kriminal dhe na shfaqet si hero, me palestra me salltanete, me ca të mundet. A keni ju z.ministër përgjegjësi apo i kërkon ju përgjegjësi që nuk e ka kryer punën. Pse me dy policë të pezulluar e kanë lejuar atë të bëjë atë që bën. Ai është dëshmitar i mbrojtur”, tha Salianji.

Teksa kritikoi ligjin për policinë e shtetit që u prezantua nga ministri Balla, Salianji deklaroi se raportet ndërkombëtare flasin për lidhje të policisë me krimin e  organizuar.

Deputeti demokrat solli shembullin e Ardi Veliut, duke thënë se është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion.

“Ti referohemi disa raporteve që janë seriozë. Në raportin e SHISH thuhet se në raport me krimin e organizuar, në raport me korrupsionin, në raport me përfshirjen e drejtuesve të policisë ishte ndër raportet më të zinj që kanë qarkulluar për policinë e shtetit. Unë e le këtë punë po qe se nuk është këtu. Raporti i DASH e përcakton Shqipërinë si tranzit e drogave të forta. Shqipëria vendburim për kanabisin.

Ne po ju themi një gjë, vlerësim për çdo punonjës të policisë së shtetit që përballet me krimin dhe drejtues të inkriminuar. Ka qenë aty Ardi Veliu, e ke kokë e këmbë të zhytur në korrupsion përveçse analfabet. Shoferi i drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe shoferi i drejtuesit të AMP të arrestuar për trafiqe dhe korrupsion.

Sot paguani dy drejtorë, një që e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar, Gledis Nano që tha është dekonspiruar operacioni “Plumbi i Artë”, tha ndër të tjera Salianji.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →