Me zërin melodioz dhe tekstet e tij unike, kantautori Shpat Deda i ka bërë për vete jo vetëm vajzat në vite, por edhe djemtë. Paska edhe nga këta të fundit që mundet të qajnë me këngët e tij.
I ftuar në “Pushime on Top”, Shpati ndau me pubikun disa prej projekteve të tij më të reja, por u ndal edhe tek disa detaje nga jeta personale. Mes të tjerave, ai rrëfeu se këngët i ka krijuar edhe nga përjetime personale, madje edhe albumin e parë e ka krijuar pasi i kanë thyer zemrën.
Kështu, i ngacmuar nga Lei Kraja, nëse është e vërtetë që edhe burrat, ata me muskuj, qajnë me këngët e tij, Shpati tha me humor: “Nuk e di. Ka dy arsye: ose kanë prerë qepë, ose ka humbur Italia… “. Pastaj shton se edhe ata që janë muskulozë kanë ndjenja.
Pyetjes nëse ia kanë thyer ndonjëherë zemrën atij, ai i përgjigjet: “Po, normal. Të githa ato këngë tek albumi i parë, si u bënë, vetë?”
Pa dashur të rrëfejë më shumë, Shpati tha se, edhe pse ia kanë thyer, “rrugës e kam ngjitur, nuk vihet re…”
Si të jetë e vërteta për këtë zemrën e thyer?
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co