Roshi largohet nga skuadra turke, lojtari shqiptar gati për aventurë të re

roshi largohet nga skuadra turke lojtari shqiptar gati per aventure te re
roshi largohet nga skuadra turke lojtari shqiptar gati per aventure te re

Odise Roshi ka vendosur që të mos vazhdojë më te Sakarjaspor, në kategorinë e dytë turke. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, pas dy viteve me këtë klub, ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij. Marrëveshja e tij me klubin ishte mbyllur me sezonin e kaluar por palët ishin ulur në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar një rinovim. Me sa duket, nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe kësisoj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Roshi bëri të qartë se nuk do të ishte më pjesë e Sakarjaspor.

“Dy vitet që kalova te Sakarjaspor janë të mbushura me kujtime jashtëzakonisht të bukura.

Gjatë kësaj periudhe, unë kisha mundësinë të njihesha me njerëz të këndshëm. Së pari, do të dëshiroja të falënderoja drejtuesit e Sakarjaspor, shokët e skuadrës, të gjithë punonjësit e klubit të cilët janë gjithmonë me ne, nga përkthyesit te masazhatorët apo magazinierët.

Unë do të dëshiroja të shprehja një falënderim special për tifozët tanë të mrekullueshëm”, shkruante Roshi në postimin e tij të lamtumirës ndaj klubit turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →