Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konsumuar drekën në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Duket se Rama ka pakënaqësi nga ushqimi që ka provuar atje. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë foton me ushqim dhe shkruan: “Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘Oh sa mirë hahet këtu tek ju!’”.
Kështu, Rama promovon edhe njëherë Shqipërinë në Europë, duke ftuar të gjithë turistët që të vijnë e të vizitojnë vendin tonë.
Këtë të enjte, liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane. Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse.
Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co