Dumani me internet në qeli, pezullohen dy policë të burgjeve

dumani me internet ne qeli pezullohen dy police te burgjeve
dumani me internet ne qeli pezullohen dy police te burgjeve

Dy policë të burgjeve janë pezulluar nga detyra, pasi është konstatuar se kanë shkelur rregullat në raport me Nuredin Dumanin, i cili ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Dumani, dyshohet se nga qelia ku ndodhet, ka përdorur një telefon me internet. Kjo është pohuar edhe nga Alda Nikolli, e cila në një komunikim publik është shprehur se ka folur me Dumanin përmes mesazheve telefonike, dhe platformave online.

Nikolli akuzoi gjithashtu Dumanin si porositësin e lëndës plasëse që iu vu në derën e banesës në Elbasan, atje ku ajo jetonte me motrën e saj.

Reagimi i parë pas denoncimit të Alda Nikollit ishte pezullimi i dy efektivëve të Policisë së Burgjeve, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ose jo një thellim të hetimeve lidhur me çështjen/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →