Kryeministri Edi Rama në samitin e EPC ka diskutuar për çështjen e emigrantëve. Siç bën me dije BBC, Downing Street thotë se kryeministri britanik Keir Starmer diskutoi me Ramën në Pallatin Blenheim, marrëveshjen e Italisë për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri për përpunim gjatë një bisede jozyrtare.
Ata diskutuan “çështjet e sigurisë evropiane duke përfshirë migrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri”, së bashku me mbështetjen për Ukrainën dhe “bashkëpunimin e MB në Ballkanin Perëndimor”, shton një zëdhënës nr. 10.
Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit “ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co