Policia e Durrësit ka kapur dhe ka vënë në pranga 29-vjeçarin që dyshohet se aksidentoi me pasojën vdekjen një shtetas dhe më u pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti,
Ka qenë 29-vjeçari ai që ka deklaruar se ka qenë vëllai i tij, 25-vjeç ai që ka qenë duke drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Vihet në pranga edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.
Vijojnë veprimet hetimore për të individualizuar përgjegjësinë penale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co