“Integrimi i teknologjisë, prioritet strategjik për zhvillimin e arsimit”, ministrja Manastirliu: Jemi krah të rinjve! 50 mijë studentë mbështeten me bursa

integrimi i teknologjise prioritet strategjik per zhvillimin e arsimit ministrja manastirliu jemi krah te rinjve 50 mije studente mbeshteten me bursa
integrimi i teknologjise prioritet strategjik per zhvillimin e arsimit ministrja manastirliu jemi krah te rinjve 50 mije studente mbeshteten me bursa

Deputetja Erisa Xhixho kërkoi sot interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Xhixho u shpreh buxheti i parashikuar për arsimin është më i ulëti në rajon, me vetëm 2.29% PPB.

“Gjaku dhe djersa e mundi i familjeve për të shkolluar fëmijët shkon dëm për shkak të shkatërrimit të arsimit nga Rilindja sepse Testi ndërkombëtar PISA provoj që këta fëmijët kane nivel tepër të ulët arsimor”, tha ajo.

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu, përveç rritjes së pagave të mësuesve, foli edhe në lidhje me investimet e bëra në infrastrukturë dhe jo vetëm, në mënyrë që të krijohet një ambient pune më dinjitoz.

Manastirliu u shpreh se 300 shkolla janë tashmë të laboratorë smart, duke sqaruar se integrimi i teknologjisë dhe informacionit, është një prioritet strategjik për zhvillimin e një arsimi që aftëson nxënësit në fushën e teknologjisë.

[embedded content]

“Integrimi i teknologjisë dhe informacionit, është një prioritet strategjik i yni për zhvillimin e një arsimi që aftëson nxënësit në fushën e teknologjisë.
Kemi mundësuar që 300 shkolla të kenë laboratorë smart.
Më shumë se 40 mijë fëmijë nga klasa e parë në të 3 do përgatiten për kodimin, po punojmë për të trefishuar numrin shkollave për të garantuar që në dy vitet e ardhshme 600 shkolla të tjera të pajisen me laboratorë smart.

Mbi 25 mijë mësuar të trajnohen në vijim.

Kushtet e punës sot janë më të mirë falë investimet të pandalura në infrastrukturë.

Sa i përket portalit, është i ri nëpërmjet e-Albanias ku mësuesit aplikojnë direkt”, u shpreh ajo.

Ministrja foli edhe në lidhje me mbështetjen e të rinjve me bursa, duke shpjeguar se janë 50 mijë prej tyre që mbështeten nga buxheti i shtetit.

“Bursa sa paga minimale për studentët e degëve prioritare.
Rimodelimi që i kemi bërë këtë vit mekanizmit do të rrisë interesin dhe do të garantohet që studentët të mbajnë rezultatet në të gjitha nivelet e studimit sa kohë përfitojnë nga bursa. Ministria e Arsimit është në krah të të rinjve. Janë 50 mijë studentë që mbështeten me bursa”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →