Deputetja Dhurata Çupi, ka deklaruar se pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi.
Këshill vendosi që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se mazhoranca kërkon që studentët pas diplomimin të punojnë tre vite në Shqipëri, por masat shtrënguese dhe penalitetet nuk janë zgjidhja.
Sipas saj zgjidhja është duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar.
Postimi:
Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Legjislacionit kam kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi. Ditën e sotme, Këshilli për Legjislacionin ka vendosur që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.
Ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë që periudha pas studimeve gjatë të cilës mjekët e rinj janë të detyruar të punojnë në Shqipëri të jetë 3 vite, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që kjo periudhë të zerohet dhe mjekët e sapodiplomuar të zgjedhin lirisht vendin ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre.
Nëse qeveria dëshiron sinqerisht që mjekët e rinj të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kjo nuk bëhet me masa shtrënguese e penalitete, por duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co