Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Leje 3 ditë para për të ulur charter-in

rritja e numrit te udhetareve ne rinas leje 3 dite para per te ulur charter in



































Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri. 

c0efa99d-5d08-4e01-8c32-eb860b801ac6

Gjatë takimit me kryebashkiakët, ai ka theksuar se për të ulur charter në Rinas duhet të marrësh leje tre ditë para, pasi fluksi është tepër i madh.

“Sivjet, faktikisht para pak ditësh, Komisioni Evropian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turistëve, pastaj vijnë me radhë, këtu në rajon, Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%, Greqia me 22%, Turqia me 20%, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie për të gjithë arsyet që nuk ka nevojë t’i komentojmë.

E ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljeve të avionëve charter për shkak se nuk ka vend për 24 orë dhe për të ulur një charter në aeroportin e Tiranës duhet të lajmërosh 3 ditë përpara dhe duhet të prenotosh 3 ditë përpara, gjë që, natyrisht, do të adresohet sepse në aeroportin e Tiranës ka filluar një punë intensive për zgjerimin e pistës, për zgjerimin e vendeve të parkimit, do të hapet aeroporti i Vlorës, por për të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër.“, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →