Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e udhëheqësit të Dubait ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum.
Përmes një postimi në Instagram, princesha e Dubait i kërkoi publikisht divorcin.
Njoftimi i saj, vjen pas më shumë se dy muajsh kur dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë.
“I dashur bashkëshort. Meqenëse jeni të zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë.
Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram.
Lajmi ka bërë bujë në mediet sociale, ku shumë persona vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co