Aleanca e NATO-s ka njoftuar përmes një postimi në X se 500 mijë trupa po qëndrojnë vigjilente për të siguruar mbrojtjen e saj.
“Në Samitin e NATO-s, aleatët ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt sigurimit të mbrojtjes sonë kolektive në shumë domene: 500 mijë trupa qëndrojnë vigjilente në tokë, ajër, det, kibernetikë dhe hapësirë, duke forcuar mbrojtjen e NATO-s si kurrë më parë”, thotë NATO.
Pas samitit në Uashington, NATO në një komunikatë kishte thënë se “përballë shtrirjes në rritje të Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, NATO po punon gjithnjë e më ngushtë me partnerët në Indo-Paqësorin dhe me Bashkimin Europian për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.
Më 10 korrik, aleatët ranë dakord të krijojnë Asistencën e Sigurisë dhe Trajnimin e NATO-s për Ukrainën, për të koordinuar sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimin për Ukrainën. Ata njoftuan gjithashtu një zotim për ndihmë afatgjatë të sigurisë për Ukrainën me një bazë minimale prej 40 miliardë euro brenda vitit të ardhshëm
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co