Vllaznia është gati për sfidën e kthimit të Conference League përballë Valur të Islandës. Në konferencën e zakonshme për shtyp, foli tekniku i shkodranëve Brdariç, i cili e komentoi në këtë mënyrë sfidën e nesërme:
“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë nesër. Ndeshja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as edhe Bajrami ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja. Mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne, duhet të punojmë shumë që mos na ndodhin gjërat e ndeshjes së kaluar. Ne e dimë që nuk ishte e rëndësishme vetëm ndeshja e parë, Valuri është një ekip me shumë eksperiencë, nesër shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë.
Nesër ndeshja është 50 me 50, duam ti përballojmë në nivelin maksimal. Duhet të na shpërblehet puna e bërë, nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, por tani ne luajmë në shtëpinë tonë. Unë ndjehem shumë mirë këtu, me jetën. Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj, tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA”, deklaroi Brdariç.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co