Tiago Mota ka nisur punën te Juventusi për të përgatitur skuadrën për edicionin e ardhshëm në Serinë A dhe kompeticionet e tjera ku bardhezinjtë marrin pjesë. Gjatë këtyre ditëve, tekniku po mundohet që të njohë lojtarët që ka në dispozicion dhe mes tyre është edhe jë talent shqiptar,
Luis Hasa, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Juventus Next Gen, skuadrës U23 të bardhezinjve, ka kaluar në stërvitje me ekipin e parë. Mesfushori i ofensiv 20-vjeçar shqiptar vlerësohet shumë në Itali dhe nuk është rastësi që ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të këtij vendi me rregullsi.
Tani Hasa pritet të bëjë hapin cilësor, duke iu bashkuar ekipit të parë të Juventusit, apo duke u huazuar në ndonjë klub të Serisë B për të treguar se sa vlen. Vendimin për të në këto ditë do ta marrë pikërisht Tiago Mota, i cili dëshiron të shohë nga afër edhe të gjithë të rinjtë e skuadrës dhe të vendosë nëse ndonjë prej tyre mund të ndihmojë menjëherë në rrugëtimin e ekipit që në sezonin e tij të parë në drejtim.
Hasa ka përfaqësuar Italinë në të kaluarën por pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bëri të ditur se po planifikohet kalimi i tij te Shqipëria.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co