Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ledion Krisafi, në emisionin “Open” në News24, duke folur për atentatin ndaj Donald Trump, tha se historia ka treguar se vrasjet e Presidentëve apo në nivel politik në SHBA, bëhen pikërisht nga këta tipa, nga individë që nuk kanë asnjë gjë, dhe jam i bindur se edhe hetimi nuk do të arrijë të nxjerrë asgjë lidhur me këtë 20-vjeçar.
Krisafi tha se Moska ka investuar te Trump dhe vijon të investojë. “Moska pret që Trump të fitojë zgjedhjet në SHBA që të mbyllet lufta në Ukrainë. Ishte një dështim shumë i madh i sigurisë. Në SHBA kanë ndodhur situata të tilla.
Kemi një pakujdesi nga shërbimet e sigurisë së SHBA.
Trump ëhstë një fenomen në politikën amerikane, e ka ndarë politikën në dysh. Siç ka mbështetës ka edhe kundërshtarë që e urrejnë. Ky lloj polarizimi në SHBA nuk ka qenë në asnjë periudhë”, tha Krisafi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co