Conference League/ Barazpeshë totale mes Tiranës dhe Torpedo Kutaisit, kompanitë e basteve nuk shohin favoritë

conference league barazpeshe totale mes tiranes dhe torpedo kutaisit kompanite e basteve nuk shohin favorite
conference league barazpeshe totale mes tiranes dhe torpedo kutaisit kompanite e basteve nuk shohin favorite

Tirana është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e kthimit të Ligës së Konferencës.Gjithçka është plotësisht e hapur mes Tiranës dhe Torpedo Kutaisit në Ligën e Konferencës.
Barazi totale jo vetëm për atë çfarë prodhoi ndeshja e parë, por edhe sa u takon koeficienteve që kanë publikuar kompanitë e basteve për të enjten në mbrëmje. Ato nuk shohin favoritë për sfidën e Elbasanit, ku fitorja e secilës skuadër kuotohet me koeficientin 2.5, ndërsa barazimi vlen 3.4.

Për kompanitë e basteve nuk do të ketë ndikim fakti që Tirana luan në shtëpinë e saj dhe do të ketë përkrahjen e publikut. Tani do të jetë fusha e blertë ajo që do të tregojë, nëse parashikimet e basteve janë arsyetuara drejt apo jo. Gjeorgjianët në fakt nuk janë një kundërshtar aspak i lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →