Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian.
E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania Malteze e Partisë Popullore Evropiane (EPP) do të qëndrojë në këtë rol edhe për 2.5 vite të tjera.
Ajo mori mbështetjen e shumicës së 720 anëtarëve të sapozgjedhur të Parlamentit Evropian. 562 europarlamentarë votuan për të.
Mandati pesëvjeçar i presidentit të Parlamentit është ndarë tradicionalisht në dysh midis socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D) dhe PPE-së së qendrës së djathtë.
Para votimit ajo u zotua për “udhëheqje të fortë” dhe për të vazhduar presionin për të drejtën e Parlamentit për të inicuar legjislacionin. “Kjo duhet të jetë një Dhomë që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë,” tha ajo, duke nderuar ish-presidentin e ndjerë David Sassoli. “Unë kurrë nuk do të shmangem nga marrja e vendimeve të vështira,” shtoi ajo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co