Ish-prokurori Eugen Beçi në emisionin “Open” në News24 tha se atentati ndaj Donald Trump mund ti japë fund gjuhës së urrejtjes, pasi gjuha e urrejtjes sjell reagime të tilla.
Beçi tha se teorikisht nuk është një ngjarje e sajuar, sikundër janë ato teoritë konspirative, që qarkullojnë dhe i thonë sikur s’ka ndodhur asgjë. Beçi tha se situata të tilla, kur gjuha e urrjetjes agravon, përshkallëzojnë veprimet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve respektivë.
Beçi theksoi se kjo gjuhë e urrejtjes ka shkuar deri aty sa është thënë se kemi një kandidat të vdekur dhe duan një kandidat tjetër të vdekur.
[embedded content]
“Janë përplasje që ndodhin mes mbështetësve, kjo gjuha e urrejtjes është mjaft e rrezikshme, veçanërisht te mbështetësit e secilit kamp”, tha ish-Prokurori.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co