Sulmuesi gjerman Thomas Müller njoftoi të hënën tërheqjen e tij nga kombëtarja, pas një impenjimi 14-vjeçar, që përfshinte titullin e Kupës së Botës 2014. Sulmuesi 34-vjeçar numëron 131 ndeshje për vendin e tij, duke shënuar 45 gola. Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.
“Kur luajta ndeshjen time të parë me Kombëtaren gati 14 vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të gjithë këtë. Pas 131 ndeshjeve ndërkombëtare me 45 gola, unë i them se ishte një kënaqësi shqiponjës gjermane. Fakti se kam përfqësuar vendim tim më ka bërë gjithmonë shumë krenar”,- tha Muller në një video-mesazh.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co